Top News – ‘Varroset’ Nord Stream 2 / Ndëshkimi i parë për Rusinë vjen nga Gjermania

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani. Scholz…

Top News - ‘Varroset’ Nord Stream 2 / Ndëshkimi i parë për Rusinë vjen nga Gjermania

Source

0
(0)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani. Scholz u ka thënë gazetarëve të martën se ai ka kërkuar të pezullohet procesi i rishikimit të projektit nga një rregullator gjerman. Projekti kap vlerën e 11 miliardë dollarëve.
“Kjo tingëllon teknike, mirëpo është hap i nevojshëm administrativ, ashtu që të mos ketë certifikim të gazsjellësit, dhe pa certifikim Rrjedha Veriore 2 nuk mund të funksionalizohet”, ka thënë ai. Ende nuk është bërë e qartë sa do të pezullohet ky proces. Puna për ndërtim të gazsjellësit ka përfunduar, mirëpo ende nuk ka nisur punën, meqë është në pritje të certifikimit. Ky projekt është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilat kanë thënë se përmes tij mund të rritet varësia e Evropës në furnizimet ruse të energjisë. Uashingtoni po ashtu ka thënë se ky projekt do t’i shkaktojë dëme ekonomike Ukrainës, duke ia mundësuar Moskës që të bart gazin përreth Ukrainës dhe në këtë mënyrë ky shtet humb miliarda dollarë në tarifa të transitit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nëse Rusia pushton Ukrainën, “atëherë nuk do të ketë Rrjedhë Veriore 2. Ju premtoj, do t’i japim fund”. Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar që të anulohet ky projekt, pasi Rusia njohu dy rajonet separatiste të Ukrainës si shtete të pavarura dhe ka dërguar trupa ruse atje. Zelenskyi ka thënë se Rusia duhet të ndëshkohet për këto veprime me “sanksione të menjëhershme” që përfshijnë edhe “ndaljen totale të Rrjedhës Veriore 2”.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NordStream2#Gjermania#TopChannel

0 / 5. 0